Kushtet e perdorimit

Kushtet Themelore

  • Ju duhet të jeni mbi moshën 16 vjeç për të përdorur këtë faqe.
  • Ju jeni përgjegjës për çdo aktivitet që ndodh nën emrin tuaj të përdoruesit.
  • Ju jeni përgjegjës për mbajtjen e fjalëkalimit tuaj të sigurt.
  • Ju nuk duhet të abuzoni, të trazoni, të kërcënoni ose të frikësoni një përdorues tjetër të faqes shpejtimi.net.
  • Ju nuk mund të shfrytëzoni shërbimet e faqes "shpejtimi.net" për ndonjë qëllim të paligjshëm apo të ngjashëm. Përdoruesit ndërkombëtarë bien dakord të veprojnë në përputhje me të gjitha ligjet vendore lidhur me sjelljen online dhe përmbajtjen e pranueshme.
  • Ju jeni vetë përgjegjës për sjelljen tuaj dhe për çdo të dhënë, tekst, informacion, fotografi, profil, lidhje apo përmbajtje që paraqitni, postoni dhe shfaqni në shërbimin "shpejtimi.net".
  • Ju nuk duhet të modifikoni, përshtatni ose thyen (hack) faqen "shpejtimi.net" apo të krijoni një faqe interneti që në mënyrë të rrejshme pretendon se është e lidhur me "shpejtimi.net".
  • Ju nuk duhet të dërgoni email-e të padëshiruara (spam) ndonjë përdoruesi të "shpejtimi.net".
  • Ju nuk duhet të mbledhni informacione rreth përdoruesve apo vizitorëve të tjerë, përfshirë adresat e email-it, pa pëlqimin e tyre.
  • Ju nuk duhet të përdorni mjete të automatizuara (robot, spider, etj.) për të hyrë në shpejtimi.net dhe për të mbledhur informacione apo përmbajtje pa miratimin tonë me shkrim.
  • Ju duhet të respektoni të gjitha ligjet që sanksionojnë përdorimin e faqeve "online" si dhe rregullat e shpejtimi.net.

Shkelja e ndonjërës prej këtyre rregullave do të rezultojë në mbylljen e llogarisë suaj në "shpejtimi.net". Edhe pse "shpejtimi.net" ndalon sjellje dhe përmbajtje të tilla, ju kuptoni dhe pranoni që platforma nuk mund të jetë përgjegjëse për përmbajtjet e postuara nga përdoruesit dhe se përdorimi i saj bëhet në rrezikun tuaj.

Kushtet e Përgjithshme

  • Ne rezervojmë të drejtën të modifikojmë ose të përfundojmë shërbimin "shpejtimi.net" për çfarëdo arsye, pa njoftim dhe në çdo kohë.
  • Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar këto Kushte të Përdorimit në çdo kohë. Nëse ndryshimet janë thelbësore, do t'ju njoftojmë përmes email-it bazuar në preferencat e shprehura në llogarinë tuaj.
  • Ne rezervojmë të drejtën, në përputhje me ligjet në fuqi, për të refuzuar shërbimin për çdokënd, për çfarëdo arsye dhe në çdo kohë.
  • Ne mund, por nuk kemi detyrim, të fshijmë përmbajtjet dhe llogaritë që përmbajnë materiale të paligjshme, fyese, kërcënuese, shpifëse, të pahijshme ose që shkelin pronën intelektuale apo Kushtet e Përdorimit.
  • Ne rezervojmë të drejtën për të kërkuar emrat e përdoruesve në emër të bizneseve ose individëve që mbajnë të drejtat ligjore apo markat tregtare mbi ato emra.

Pronësia Intelektuale

Përmbajtjet e kësaj faqeje, duke përfshirë dizajnin, tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet, janë pronësi e "shpejtimi.net" ose furnizuesve të saj dhe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të "shpejtimi.net". Nëse mendoni se një përmbajtje është e juaja dhe është abuzuar, ju lutemi na kontaktoni në info@shpejtimi.net.

Të gjitha informacionet në këtë faqe janë vetëm për qëllime informimi dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale apo të shpërndahen tek palë të treta.

Përshkrimi i Produktit

"shpejtimi.net" nuk garanton që të gjitha të dhënat mbi produktet janë 100% të sakta, të plota dhe të besueshme. Nëse vëreni ndonjë gabim teknik në informacionet e publikuara, ju lutemi të na kontaktoni.

Mbrojtja e Blerësit

Qëllimi ynë është të bëjmë "shpejtimi.net" një platformë të sigurt për blerje online, duke vendosur masa mbrojtëse për blerësit. Nëse për ndonjë arsye nuk përmbushen detyrimet e përcaktuara në informacionet e udhëtimeve të publikuara (si anulimi i udhëtimit, defektet teknike gjatë udhëtimit, etj.), "shpejtimi.net" garanton rimbursimin e shumës së paguar.

Pagesat

Pagesat mund të kryhen përmes kartave të kreditit ose debitit të lëshuara nga çdo bankë në Kosovë ose jashtë saj. Kartelat e pranuara përfshijnë: Visa Globe, Visa Electron, MasterCard dhe Maestro.

Marrëdhënia me Shitësit/Agjentët

Çdo shitës (agjent) që pranon të shesë përmes "shpejtimi.net" lidhet me një kontratë ligjore që përcakton detyrimet e të dyja palëve. Shitësit janë të detyruar të respektojnë këto kushte dhe marrëveshjet përkatëse.

Çmimet e Produkteve

Të gjitha çmimet e produkteve përfshijnë taksat. "shpejtimi.net" respekton çmimin me të cilin keni bërë blerjen, edhe nëse ai ndryshon më vonë. Nëse një gabim i rëndë ndodh gjatë vendosjes së çmimeve (p.sh., një produkt me çmim 1000 euro është shënuar si 100 euro ose si 0 euro), "shpejtimi.net" ka të drejtë ta anulojë porosinë dhe të njoftojë klientin përmes email-it.

Keqpërdorimet dhe Ndëshkimet

Në rastet e keqpërdorimit të faqes "shpejtimi.net", mund të merren masa ligjore dhe ndëshkuese, duke përfshirë paditë në organet përkatëse dhe raportimin në policinë për hetimin e krimeve elektronike.